blank

Zbuloni karrierën ideale për ju

Nxitja për orientimin e karrierës që në fëmijëri mund të përmirësojë performancën dhe motivimin e fëmijëvë në shkollë. Vitet e fundit, akademikët po përpiqen të përfshijnë këshillimin sa më shumë në sistemet shkollore. Qëllimi kryesor që ne po përpiqemi të arrijmë është të hedhim dritë mbi faktin se ka një karrierë ideale për këdo.

Po, ka një karrierë ideale për ju. Kur flasim për karrierë ideale mbajmë parasysh faktin se ne mund të shkëlqejmë aty ku mund të ekzekutojmë më të mirën tonë. Gjetja e një profesioni të cilin mund të ushtrojmë duke i shërbyer maksimalisht vetes dhe komunitetit tonë, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe vetëvlersimit.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të implementoni këshillimin e karrierës që në vogëli, si një nevojë për të arritur rezultate më të mira në shkollë dhe në punë:

Vendosni qëllime të arritshme për të realizuar ëndërrat tuaja

Vendosja e një qëllimi, e kthen punën tuaj në një mision. Edhe nëse jeni një nxënës, student apo i sapo diplomuar ju duhet gjithmonë të planifikoni rrugëtimin tuaj të karrierës. Duke qenë se orientimi i karrierës është një plan pune i personalizuar posaçërisht për ju, ju integroni aftësinë për të menduar dhe punuar për një qëllim specifik.

Qëllimi kryesor për të cilin duhet të punoni, është zbulimi i pikave tuaja më të forta. Duke i evidentuar ato, ju keni evidentuar gjithashtu një karrierë ideale për ju.

Është një maratonë dhe jo një sprint

Orientimi i karrierës tuaj ngjan me një maratonë në të cilën ju konkuroni vetëm veten tuaj. Përqendrimi në rritjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm është mënyra më e mirë për të arritur ëndërrat tuaja.

Nëse vendosen një sërë qëllimesh afatshkurtra për të mbështetur një qëllim më të madh mund të bëhet ndryshimi. Kur vendoset një plan i arsyeshëm dhe bëhen ndryshime të vogla çdo muaj, deri në fund të vitit, janë zbatuar 12 ndryshime efektive dhe të arsyeshme dhe rezultatet janë të prekshme!

Zbuloni karrierën ideale për ju

Filloni me vendin ku dëshironi të jeni pesë vite nga tani dhe pyesni veten:

Ku jam tani?

Ku dua të jem?

Nga çfarë kam frikë?

Çfarë kam arritur tashmë?

Ku dua të shkoj?

Kë duhet të përfshij?

Nëse të mendosh për pesë vite përpara duket shumë larg, thjesht mendo se ku dëshiron të jesh në këtë kohë vitin e ardhshëm dhe bëjini vetes pyetje të kundërta:

Çfarë nuk dua të bëj këtë herë vitin e ardhshëm?

Ku nuk dua të jem?

Shkruani gjithçka dhe mendoni se kush duhet të përfshihet dhe kush do të ndikohet nga përgjigjet tuaja.

Nëpërmjet orientimit të karrierës ju gjurmoni arritjet e qëllimeve dhe zbuloni karrierën ideale për ju.