blank

Zbulo potencialin tënd dhe bëhu një Lider

Zbulo potencialin tënd dhe bëhu një Lider! Fokusi tek tendenca më e fundit e tregut të punës, është një faktor kyç në zgjedhjen e karrierës!  Koherenca me luhatjet dhe ndryshimet e fundit në treg sigurisht janë zgjedhje shumë e mirë. Na lejoni të rendisim disa faktor brilant që do iu drejtojnë drejt zbulimit të potencialit tuaj për të qenë liderat e së ardhmes!
Zgjedhja e ndjekjes së ëndrrës tuaj, të qenurit autentik dhe të veçantë, është një faktor shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj drejt SUKSESIT!

Si të zbulojmë punën e ëndrrave tona që në vogëli?

Duke evidentuar atë që ne bëjmë më mirë, duke gjetur motivim në imazhin që ndërtojmë për vetveten do të kemi mundësi të zgjedhim fushën e studimit. Me dedikim konstant, do të shkëlqejmë!  Profesioni juaj, zë një hapësirë shumë të madhe të ditës. Për këtë motiv, duhet të përkoj me të qenurit i lumtur dhe i arrirë . Diplomimi në profilin e duhur është hapi më i rëndësishëm për të arritur këtë!

Ka një karrierë ideale për këdo

Përballja me pengesat duhet përdorur si një mënyrë motivimi dhe sfide duke mos lejuar humbjen e vetëbesimit. Sugjerohet inkurajimi nëpërmjet një këshilluesi karriere.  Këshilluesi i karrierës ju jep dorën drejt maksimizimit të rritjes tuaj profesionale dhe suksesit të garantuar.

Zgjedhja e këshilluesit të karrierës

Një përfitim tjetër i madh i një mentori karriere është se ata kanë hulumtuar një pjesë të madhe të njohurive  rreth zhvillimit të karrierës gjatë viteve. Një mentor karriere duhet të ketë një histori të mirë dhe të ketë përvojën, aftësitë dhe njohuritë e nevojshme. Nëpërmjet zgjedhjes së profilit të personalizuar të studimeve do të  zbatohen nevojat dhe qëllimet tuaja specifike në karrierë. Nga ana tjetër, gjetja e një mentori që ka në zemër interesat tuaja më të mira mund të rezultojë të jetë një nga vendimet më të dobishme që merrni në rrugën tuaj të karrierës.