Sportet janë një ndër format më të mira për tu argëtuar por edhe për të shprehur veten në format më të natyrshme të mundshme. Pse pikërisht sporti?

Përvecse shërben për një shëndet më të mirë fizik dhe mendor, sporti gjithashtu jep alternativa zgjedhjesh.

Në sport ne zgjedhim të ndërveprojme më të tjerët apo jo. Ketu arrijmë të kuptojmë se si ne manifestojmë strategjitë tona ndërpersonale por edhe preferancat tona. Kuptojmë nëse na tërheq më shumë një sport ekstrem, një sport që kërkon ndërveprim apo ndoshta një sport që kërkon taktikë?

Argëtimi nuk ka strategji, të rritur apo jo, natyrshëm aty shprehim veten pa grimca manipulimi. Prandaj sporti mund të jetë një mënyre e mirë për të kuptuar temperamentin e fëmijës apo nxënësit.

Të gjitha këto mjete japin një panoramë të plotë të karakterit dhe interesave të nxënësit. Duke ditur këto orientimi i karrierës mund të bëhet më i qartë.