blank

Si mund të integrohen nxënësit më tepër?

Një nga sfidat më të vështira për mësuesin është gjetja e mënyrave se si mund të integrohen nxënësit më tepër. Shkollat janë aty për të gjetur momentin e duhur të kultivojnë aftësitë që i duhen të rinjve për të zhvilluar integritetin.

Integriteti është aftësia për të bërë gjënë e duhur në përputhje me vlerat e tua. Pra, në vetvete integriteti është një vlerë me të cilën duhet të udhëhiqesh për të marrë vendime të caktuara. Për të rinjtë në fushën akademike kjo do të thotë të mësojnë të veprojnë me ndershmëri. Ata duhet të veprojnë me integritet pavarësisht sfidave personale dhe presionit për sukses. Kjo do t’i bejë ata të fitojnë besueshmërinë në mjediset ku ndërveprojnë. Gjithashtu të shërbejnë në të mirat e vetes dhe ato sociale.

 Integriteti fillon duke e demonstruar

Është shumë e vështirë të predikosh integritet pa e praktikuar atë. Mësuesit janë shembujt kryesorë që të rinjtë imitijonë që në klasat e hershme. Të rinjtë mësojnë në format nga më të ndryshmet dhe një ndër to është dhe marrja e mesazhit në formë të tërthortë ose imitimi. Prindërit dhe mësuesit të cilët nuk veprojnë më integritet në situata të caktuara mësojnë të njëjtat forma vendimmarrje të fëmijët.

Ekspozimi me kompleksitetin e vendimeve sfiduese

Situatat e së drejtës dhe së gabuarës janë rrallë të thjeshta. Mësuesit mund të përdorin këtë realitet për të kultivuar integritetin. Për të bërë këtë, ata duhet të prezantojnë çështje komplekse dhe një sërë këndvështrimesh për ato çështje. Mësuesit mund të hedhin dritë mbi vendimmarrjen e vështirë duke folur në mënyrë transparente për peshimin pro dhe kundër. Këto biseda duhet të trajtojnë hapur pabarazinë dhe t’i japin përparësi të mirës tonë të përbashkët.

Hulumtimet sugjerojnë se nxënësit e të gjitha moshave dhe niveleve të zhvillimit mund të përfshihen në biseda rreth çështjeve komplekse sociale. Për shembull, diskutimi i dilemave në libra që nxjerrin në pah vlerat morale konkurruese i ndihmon ata të zhvillojnë aftësinë për të negociuar situata të vështira sociale dhe për të bashkëpunuar për dallimet.

Kultivimi i aftësive social-emocionale për t’i ndihmuar nxënësit të vërejnë dhe t’i përgjigjen situatave sociale

Shumë mësues tashmë janë njohur me rëndësinë e vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit social. Në formën më të thjeshtë, vetëdija i referohet aftësisë për të njohur emocionet dhe sjelljet përkatëse. Ndërgjegjësimi social i referohet aftësisë për të parë këndvështrime të ndryshme dhe për të empatizuar. Të veprosh me integritet, veçanërisht në situatat që kërkojnë guxim moral, kërkon një gamë më të gjerë të aftësive të vetëdijësimit shoqëror.

Aftësitë e ndërgjegjësimit social që ndihmojnë të rinjtë të praktikojnë integritetin përfshijnë marrjen e perspektivës, identifikimin e pikave të forta te të tjerët. Ata gjithashtu praktikojnë diskutimin e dallimeve brenda grupeve.