blank

Biseda me një të rritur për ndjenjat mund të jetë një përvojë e pakëndshme për fëmijët dhe adoleshentët. Ndërsa një profesionist i shëndetit mendor edhe pse mund të sigurojë një hapësirë konfidenciale, ndërveprimet e para ende mund të ndjehen sikur po flisni me një të huaj dhe të sjellin një ndjenjë shqetësimi.

Por, çka nëse ata mund të tregojnë se si ndihen vërtetë pa ndërvepruar drejtpërdrejt me një njeri tjetër? Një studim i fundit nga Universiteti i Kembrixhit testoi efektivitetin e një roboti në përcaktimin e mirëqenies së fëmijëve.

Studimi përfshiu 28 fëmijë nga mosha 8 deri në 13 vjeç dhe prindërit/ kujdestarët e tyre që plotësuan një pyetësor të mirëqenies të fokusuar tek ata. Më pas fëmijët kaluan 45 minuta me një robot humanoid.

Roboti në studim u bëri pjesëmarrësve pyetje të hapura rreth kujtimeve të lumtura dhe të trishtuara gjatë javës së kaluar, administroi Pyetësorin e Humorit dhe Ndjenjave të shkurtra dhe Shkallën e rishikuar të Ankthit dhe Depresionit të fëmijëve duke u kërkuar fëmijëve t’u përgjigjen kërkesave rreth fotove. Prindi/ kujdestari dhe anëtarët e ekipit hulumtues vëzhguan ndërveprimin nga një dhomë e veçantë.

Fëmijët me probleme ose shqetësime të mirëqenies mendore kishin më shumë gjasa t’i zbulonin robotit këto probleme. Studiuesit zbuluan gjithashtu se këta fëmijë ndjeheshin më negativisht sesa u tha në pyetësorin fillestar. Nga ana tjetër, fëmijët pa shqetësime të deklaruara më parë për mirëqenien mendore paraqitën një imazh edhe më pozitiv për robotët.

Pse fëmijët e gjejnë më të lehtë t’i shprehen një roboti?

Për këdo (fëmijë – ose i rritur, pa turp) që ka një lodër ose mik imagjinar me të cilin do të fliste – ideja që fëmijët do të ndajnë më shumë me një robot të vogël sesa prindërit ose profesionistët e shëndetit mendor është e lehtë për t’u kuptuar.

Në momentin që fëmijët ndjehen të sigurt, ata krijojnë një lidhje. Në këtë rast, një robot mund të shërbejë si një opsion praktik për një fëmijë që të hapet për mirëqenien e tij. Sipas tij, roboti mund t’i sigurojë atij “një marrëdhënie jo-gjykuese, jo njerëzore, të cilës ata mund t’i besojnë, flasin dhe të ndajnë gjëra që nuk mund t’i ndajnë lehtesisht”.

Po ju mendoni se një robot miqësor me madhësinë e një fëmije mund të krijojë një hapësirë të rehatshme dhe të sigurt për të ndarë ndjesitë pa ndjerë presion?

Leave a Reply