Ajo çfarë nxënësit duan, është të kenë mësues suportiv. Kohët e sotme janë tepër sfiduese për mësuesin. Me ndryshime të vazhdueshme, nevojë për koherencë, mësimi online dhe teknologjia, kanë sjellë një nevojë të madhe për përshtatjen e mësuesit.
Kërkimi shkencor ka vite që studion se çfarë mund të përmirsojë në mesimdhënien social-emocionale. Rezultatet kanë treguar që marrëdhënia suportive e mësuesit me nxënësit sjell një mirëqënie emocionale dhe intelektuale te ai. Gjithashtu kjo ka vazhduar të demonstrohet edhe në vitet e shkollës së mesme. Nxënësit e rrethuar me mësues suportiv kanë dale me rezultate më të mira mësimore dhe më një ide më të qarta se cfarë duan të bëjnë në të ardhmen.
Por çfarë kuptojmë me një mësues suportiv?
Sipas studiesve të fushës së edukimit, një aspekt thelbësor i suportit të ekspertëve të mësimdhënies apo mësuesve ishte aftësia e tyre për të qenë një me nxënësin.
Gjithashtu rëndësia e të qenit i qetë, i qartë dhe i sjellshëm, ka kuptim intuitiv për shumë mësues. Por a janë këto cilësi, gjërat që nxënësit mendojnë se kanë nevojë nga mësuesit e tyre?
Si duken në të vërtetë këto cilësi në klasë?
Ajo që mësojmë nga nevojat e nxënësve është se etiketimet e tyre për mësues të kujdesshëm pasqyrohen në tre kategori: qetësia, qartësia dhe mirësjellja.
Qetësia e nënkuptuar nga nevojat e nxënësve është:
Qetësia që i referohet aftësisë së një mësuesi për të qëndruar i qetë dhe për të rregulluar stresin e tij përballë sfidave të mundshme në mësimdhënie. Duke vepruar kështu, mësuesit janë më pak reagues. Gjithashtu më të aftë për të mbështetur nxënësit me rregullimin e emocioneve të tyre.
Qartësia i referohet: “Të qartë në mendje” si aftësinë e një mësuesi për të qëndruar i pranishëm me nxënësit e tij. Për më tepër për të qëndruar kurioz dhe në harmoni me nevojat e tyre. Gjithashtu thekson rëndësinë që mësuesit të dëgjojnë dhe të mbajnë komunikim të qartë me nxënësit e tyre.
Mirësjellja
“I sjellshëm ” përfshin më shumë sesa thjesht të kesh një personalitet të këndshëm. Përfshin praktikimin e mosgjykimit. Gjithashtu kultivimin e besimit dhe respektit dhe kujdesin ndaj nevojave të nxënësit.