- Home
- Universiteti
- Një këshillues karriere pas ...
Një këshillues karriere pas Universitetit.
Pas diplomimit, qasja drejt karrierës mund të jetë e vështirë. Edhe nëse është një ide e qartë për llojin e punës për të cilën ka pasion dhe interes, është përballja me sfidën për ta bërë realitet atë rrugë karriere. Kjo është arsyeja pse shumë të diplomuar kërkojnë një këshillues karriere. Duke ndërtuar një marrëdhënie me një këshillues të trajnuar, krijohet një avantazh serioz në tregun e punës.
Një nga përfitimet kryesore të të pasurit një këshillues karriere është se ata ndihmojnë në realizimin e potencialit të plotë të studentit apo të diplomuarit. Secili mund të ketë talente, aftësi dhe cilësi personale. Nëse kuptohen dhe zhvillohen siç duhet, ato lejojnë të ndiqet një rrugë karriere përmbushëse dhe shumë e suksesshme.
Fatkeqësisht, të rinjtë nuk e kuptojnë se cili është potenciali i tyre. Shpesh i mungon motivimi dhe frymëzimi për ta shfaqur atë. Një këshillues karriere ndihmon të shikohet se për çfarë secili është. Një këshillues mund të ofroi udhëzime se si të përparohet në karrierë.
Përballja dhe kapërcimi i sfidave.
Ndjekja e një rruge ideale karriere nuk është kurrë e lehtë. Ky udhëtim do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme shumë pengesa. Ndonjëherë mund të duken të pakapërcyeshme. Përpjekja për të përballuar këto vështirësi dhe duke bërë gabime gjatë rrugës, mund të godasë vetëbesimin dhe të kërcënoi aftësinë për të ecur përpara. Megjithatë, një këshillues karriere inkurajon përballjen me çdo sfidë të nevojshme. Ai ndihmon maksimizimin në shanset për sukses dhe ofron mjetet dhe burimet për t’u marrë me situata të vështira kur ato lindin.
Është e rëndësishme gjetja e një karrierë që përputhet me llojin e personalitetit. Për shembull, nëse një introverti i jepet një punë me kontakt të pafundëm me njerëz dhe klient të rinj me shumë gjasa ai do jetë nervoz dhe i ezauruar gjatë punës. Për më tepër, mund të kemi një person shumë kreativ. Nëse është kështu, bërja e një pune që është shumë e bazuar në rregulla, e përsëritur dhe e parashikueshme mund të duket e zakonshme dhe e pakuptimtë.
E vërteta është se ka një karrierë ideale për të gjithë. Një nga detyrat e një këshilluesi karriere është të ndihmojë përputhjen me një rrugë karriere që i përshtatet personalitetit.