Nga universiteti drejt një vendi pune
Nga universiteti drejt një vendi pune, stresi për përballjen me tregun bëhet më real.
Nuk është sekret që gjetja e një pune është krejtësisht e ndryshme nga përvoja në universitet – por kjo nuk është një gjë e keqe!
Universitetet ndihmojnë në përgatitjen për vendin e punës, jo vetëm me infomacionin profesional por edhe në fitimin e aftësive gjatë gjithë viteve dhe veçanërisht në vitin e fundit.
Menyra se si universiteti e bën këtë efekt është nga vetë përberja e tij. Universiteti ka disa mjete thelbësore në fitimin e eksperiencës, aftësive ndërpersonale dhe informacionit profesional apo literaturave.
Këto mjete janë: Departamenti apo zyra e karrierës, pedagogët, lidhja e universitetit me sipërmarrës, orët dhe seminaret e hapura.