Halloween është më shumë se thjesht karamele
Halloween nuk është vetëm një festë për të rritur. Loja “trick or treat”, karakteristikë e kësaj feste, është një lojë ku fëmijët mblidhen në grupe dhe trokasin nëpër dyer të shtëpive duke kërkuar karamele.
Të luash duke vendosur në punë imagjinatën, rekomandohet shumë për fëmijët pasi ndihmon në zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore, sociale dhe emocionale, aftësive të të menduarit dhe gjithashtu ndihmon në zhvillimin e imagjinatës së tyre.
Aftësitë gjuhësore
Gjatë festës së Halloween-it, ju e shikoni fëmijën duke përdorur fjalë të reja ndërsa luan rolin e heroit apo një rol tjetër. Përqafimi i kreativitetit dhe të vrapuarit pas fuqisë së imagjinatës, mund t’i ndihmojë fëmjët të jenë në kontakt me veten e tyre autentike. Krijimi i një personazhi dhe të vepruarit si ai, mund të ndihmojë fëmijën të kuptojë empatinë dhe të veprojë si një identitet tjetër. Përdorimi i imagjinatës, konsiderohet një ushtrim potencial i një sërë aftësish njohëse duke përfshirë tregimin, marrjen e perspektivës dhe eksplorimin e emocioneve të ndryshme. Imitimi i këtyre personazheve, si dhe mënyra se si ata risjellin tregimet mund të jenë shumë mbresëlënëse. Kjo i ndihmon ata të krijojnë lidhje domethënëse midis gjuhës së shkruar dhe të folur.
Zhvillimi i aftësive sociale dhe emocionale
Kur fëmijët luajnë me njëri-tjetrin, ata eksperimentojnë në mënyrë aktive role emocionale dhe sociale. Kjo ndihmon në zhvillimin e ndjenjave dhe ndërtimin e vetëvlerësimit. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se si të praktikojnë punën në grup.
Aftësitë e të menduarit dhe imagjinatës
Pjesa më e madhe e lojërave të Halloween-it, kërkojnë kreativitet. Fëmijët mendojnë për mënyra të ndryshme përmes të cilave mund të ndëshkojnë banorët e shtëpisë që refuzojnë të japin karamele. Kjo nxit imagjinatën e tyre dhe i shndërron ata në anëtarë të rinj novatorë të shoqërisë.
Festimi i Halloween, lë gjithmonë momente të paharrueshme dhe të çmuara në zemrat e fëmijës suaj dhe është një mundësi për prindërit që të njohin aftësitë emocionale të fëmijëve të tyre.
Çfarë ndodh kur fëmija juaj ka frikë nga Halloween?
Me gjithë zombit, përbindëshat dhe fantazmat në filma vizatimorë, nuk është e pazakontë të gjesh fëmijë që kanë frikë sa herë që është koha e Halloween-it. Të gjithë aktorët e edukimit kanë rol thelbësor për të kërkuar mënyra për të theksuar aspektet argëtuese dhe jo të frikshme të festës.