blank

 

Grupet vulnerable dhe karriera

Grupet vulnerable dhe karriera e tyre kanë nevojë për një përkushtim special. Në arsim, grupet vulnerable në të cilat është fokusi më i madh janë fëmijët me nevoja të veçanta dhe vështirësi në të nxënë. Fëmijët me nevoja të veçanta mësojnë sipas planit mësimor dhe programeve lëndore të zakonshme, të përshtatura për ta. Gjithashtu sipas planit mësimor e programeve lëndore të specializuara. Programi i personalizuar për nxënësin me aftësi të veçanta hartohet nga një komision. Në përbërje të komisionit ka mësues të cilët u përkasin fushave të ndryshme të të nxënit dhe psikologë. Hartimi i këtij programi bëhet në bashkëpunim me prindërit e nxënësit.

Nxënësve me aftësi të veçanta u sigurohen mësues ndihmës dhe shërbim rehabilitues. Për ta, ka dhe mjedise të përshtatshme të mësimdhënies e të të nxënit. Planet edukative individuale kanë sjellë një përfshirje të kësaj kategorie nxënësish edhe në orientimin e karrierrës së tyre. Çdo kush mund të kryej një punë në të ardhmen. E gjitha kjo mund të realizohet nëpërmjet planit të përsonalizuar dhe orientimit të duhur të karrierës.

Proçesi i evidentimit të vlerave kërkon një përkushtim të madh. Ndjekja e karrierës është e realizueshme për secilin. Edhe për fëmijët me vështirësi në të nxënë apo nevoja të veçanta ka një karrierë  ideale.

Shërbimet psiko-sociale

Një nga sfidat më të mëdha të sistemit arsimor, lidhet me përfshirjen e shërbimit social në të gjitha institucionet arsimore. Ky mision ka zgjeruar konceptin e shërbimeve psikologjike në shkolla. Gjithashtu i ka ardhur në ndihmë grupeve vulenarble si fëmijët më nevoja të veçanta apo me vështirësi në të nxënë.

Këto shërbime tashmë janë të konsoliduara si shërbime psiko-sociale dhe përfshijnë:

  • Trajnimin e vazhdueshëm të psikologëve dhe punonjësve socialë.
  • Ngritjen e mekanizmit të monitorimit dhe të mbikëqyrjes së shërbimit psiko-social.
  • Modernizimi i kabineteve të shërbimit psiko-social dhe pajisja me instrumentet e punës (teste vlerësimi)