ISTJ

Personat me këtë lloj përsonaliteti përgjithësisht janë serioz dhe formal. Ata besojnë te traditat dhe vlerat si nderi, puna dhe përgjësia sociale. Puna e tyre është e orientuar kryesisht drejt analizës kritike, organizimit dhe përpikmërisë së ndjekjes së rregullave. Natyralisht i kushtojnë vëmëndje shumë të madhe detajeve, janë të qetë dhe zakonisht të rezervuar.

Karrierat e sygjeruara për ISTJ-të janë:

-Analist biznesi.

Duke qenë shumë të organizuar dhe strukturuar ata janë tepër të saktë nw mbledhjen dhe procesimin e dokumentacioneve, analizave të të dhënave qoftë biznes i vogël apo i madh.

Ata janë persona praktik dhe puna me numra dhe gjëra konkrete është tepër e përshtatshme.

-Llogaritar

I menduari kritik dhe vëmendja ndaj detajeve i bën ISTJ llogaritar perfekt. Tepër procedurial dhe strikt në organizimin e punës janë cilësi që mjaftojnë për një llogaritar të mirë, cilësi këto që i karakterizojnë ata.

-Stomatologjia

Të gjithë i kemi parasysh dentistët që i kushtojnë shumë rëndësi detajeve, të qetë, gjithmonë duke ndjekur rradhën e punës.

Duke qënë se janë persona që mund të qëndrojnë të fokusuar për shume kohë ata mund të jenë dentist vërtet shumë të arrirë.

-Laborant dentar.

-Oficer policie/Forcat e armatosura.

Duke qënë se janë tepër të kujdesshëm për të ndjekur rregullat me përpikmëri, punët që lidhen me mbajtjen e rendit janë shumë të përshtatshme për ta.

-Sipërmarrës

Ata udhëhiqen nga nderi dhe janë tepër të ftohtë në gjykim në rrishikimin e fakteve dhe detajeve.