blank

Fakte mbi shkollimin dhe suksesin që çdo prind, mësues dhe nxënës/student duhet patjetër të dijë

Një shprehje e famshme e Albert Ajnshtajnit thotë: “Në momentin që ne pranojmë cilat janë limitet tona, ndodh pikërisht që t’i tejkalojmë ato

Me këtë artikull dua t’i drejtohem sistemit të edukimit të brezave. Ata që do të krijojnë të ardhmen. Sistemi arsimor ndër vite është përpjekur të edukojë dhe sjellë në tregun e punës individë të kualifikuar. Ndër vite, mënyra se si ka funksionuar sistemi arsimor nuk ka pësuar ndryshime madhore. Ndërkohë që çdo proçes është bërë më teknologjik dhe është pjesë e një metamorfozë të vazhdueshme.

Pse nuk duhet nxitur të mësuarit në mënyrë robotike

Në shoqërinë tonë, prania e robotëve po bëhet çdo herë dhe më prezente. Ne nuk kemi nevojë për të rinj të kthyer në robot apo makineri. Ne kemi nevojë të mësojmë si të nxisim mendje kreative, mendje që mendojnë në menyrë kritike por kanë aftësinë të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën.

Adoleshenti, me formimin e një specializimi të ngushtë, rrezikon të kthehet në një farë makine. Ndoshta të dobishme, por duke e humbur karakterin njerëzor. Është më mirë, fjala vjen, t’i jepet që herët kuptimi i të bukurës dhe asaj pozitive.  Paradoksi më i madh është që kur e pranon veten për atë që je, atëherë je i aftë të ndryshosh.  Në rast të kundërt, ky njeri i pajisur me njohuri të veçanta, i ngjan më shumë një qeni të stërvitur mirë sesa një shpirti të zhvilluar në harmoni. Hëm… makina mund të zgjidh fare mirë të gjitha problemet që dëshironi por nuk do të jetë kurrë në gjendje të mendojë në mënyrë kritike dhe kreative qoftë një moment të vetëm.

Fillimisht duhet kuptuar që, individ të ndryshëm dhe pse pjesë e të së njëjtës mënyrë edukimi dhe shkollimi sillen në mënyra krejtësisht të ndryshme. Ky është një sinjal që sistemi arsimor por dhe ai i edukumit të brezit, nuk duhet të bazohet mbi nxitjen e konkurencës por të bashkëpunimit.

Përse mendoni se sistemi arsimor në Mbretërinë e Bashkuar është më i miri në botë?

Sepse ofron mundësi të ndryshme për individë me aftësi të ndryshme. Ka një sërë degëzimesh dhe profilizimesh që në vogëli duke u bazuar në karakterin e fëmijës. Atje punohet me grupe shumë më të vogla krahasuar me pjesën më të madhe të vendeve të botës.

Në sistemin tonë të edukimit, fëmijët ende janë të nxitur të mësojnë për të marrë 10 në çdo lëndë mësimore. I nxisim vazhdimisht të mësuarit të fakteve që njerëz të tjerë kanë shpikur. Por më thoni, sa i nxitur është fëmija juaj për të krijuar diçka të tijën? Fëmijët nuk flasin, mendojnë apo lëvizin në linjë të drejtë gjithashtu dhe imagjinata dhe kreativiteti i tyre. Por fatkeqësisht, rrugëtimi i standartizuar i mënyrës së funksionimit të sistemit të edukimit vazhdon të ecë në të njëjtën linjë.

Nëpërmjet këtij artikulli dua që të kuptohet, sa e rëndësishme është, duke filluar që nga edukimi i fëmijëve nga prindërit e tyre, e deri te sistemi arsimor që çdo individ është i ndryshëm. Të kuptohet dhe të ndiqen mënyra të ndryshme bazuar në karakterin e tyre.

Çfare ne bëjmë sot me të rinjtë është 100% e ardhmja jonë!