- Home
- Kuriozitete
- E dini se çfarë eshtë SEL?
Të mësuarit social dhe emocional (SEL) është procesi i zhvillimit të vetëdijes, vetëkontrollit dhe aftësive ndërpersonale që janë jetike për suksesin në shkollë, në punë dhe në jetë.
SEL mund t’i ndihmojë të gjithë të rinjtë dhe të rriturit të rriten personalisht dhe akademikisht, të zhvillojnë dhe mbajnë marrëdhënie pozitive, të bëhen nxënës gjatë gjithë jetës dhe të kontribuojnë në një botë më të kujdesshme dhe më të drejtë.
SEL është procesi përmes të cilit të gjithë të rinjtë dhe të rriturit fitojnë dhe zbatojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet për të zhvilluar identitete të shëndetshme, për të manaxhuar emocionet dhe për të arritur qëllime personale dhe kolektive, për të ndjerë dhe treguar empati për të tjerët, për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie mbështetëse dhe për të marr vendime të përgjegjshme dhe të kujdesshme.
SEL avancon barazinë dhe përsosmërinë arsimore përmes partneriteteve autentike shkollë-familje-komunitet për të krijuar mjedise dhe përvoja mësimore që shfaqin marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi, kurrikulë dhe udhëzime rigoroze dhe kuptimplota dhe vlerësim të vazhdueshëm.
Fëmijët zhvillohen. Shkollat fitojnë. Vendet e punës përfitojnë. Shoqëria forcohet.
Të gjitha për shkak të të mësuarit social dhe emocional.