- Home
- Karriera
- Orientimi i karrieres
- Çfarë Gjenerata Z po kërkon ...
Çfarë është Gjenerata Z?
Gjenerata Z përfshin të gjithë të lindurit nga viti 1997 deri në 2010. Raporte kanë zbuluar se një mjedis pune pozitiv është me prioritet të lartë për këtë gjeneratë.
Gjenerata Z po lë shenjën e saj në botën e punësimit. U zbulua se 40% e tyre ishin të gatshëm të linin punën e tyre brenda 2 viteve të para nëse nuk do të ishin të kënaqur me përpjekjet e punëdhënësit. Nga ana tjetër, punëdhënësve u është dashur të përmirësojnë kushtet e tyre për të siguruar dhe mbajtur talentin më të mirë.
Duke parë anëtarët e moshuar të familjes dhe miqtë të përballen me Burn out, orar të paarsyeshëm të punës, vështirësi financiare dhe punëdhënës të pahijshëm, brezi i sotëm dëshiron shumë më tepër se kaq. Kjo do të thotë se punëdhënësit nuk mund të injorojnë kërkesat e Gjeneratës Z. Nëse dëshirojnë të plotësojnë rolet e tyre të punës, duhet të ndryshojnë disa standarte.
Pra, çfarë saktësisht po kërkon Gjenerata Z nga Punëdhënësit?
Punë fleksibël
Në kohën e pandemisë COVID, Gjenerata Z u mësua me idenë e punës fleksibël. Ky stil pune përfshin çdo gjë. Fillojmë nga mundësitë hibride (punë në shtëpi/zyre) deri te zgjedhja e orëve të tyre për t’iu përshtatur përgjegjësive personale. Falë lirisë së këtij stili të ri të punës, punonjësit e rinj nuk janë ende të përgatitur të kthehen në mënyrat e tyre të vjetra.
Shumë maturantë të Gjeneratës Z besojnë se puna fleksibël ka ofruar një ekuilibër më të madh punë/jetë. Falë kohës së reduktuar të udhëtimit dhe mundësisë për të punuar kudo që dëshirojnë, ata ndihen më të motivuar.
Lajmi i mirë është se shumë punëdhënës e kanë marrë parasysh këtë që nga pandemia. Ata kanë vazhduar t’u japin punonjësve zgjedhjen për të punuar në zyrë ose shtëpi për t’iu përshtatur nevojave të tyre.
Rritje në karrierë
Ndryshe nga besimi i përhapur, Gjenerata Z nuk do të ezaurohet kur bëhet fjalë për të fituar pagën e tyre. Me këtë në mendje, punëdhënësit duhet të gjejnë kohë për të pasur një bisedë të thellë me punonjësit e tyre. Kështu zbulojnë rreth qëllimeve dhe aspiratave të tyre brenda kompanisë dhe se si mund t’i ndihmojnë ata t’i arrijnë.
Një kulturë e larmishme
Disa kompani mund të mos e shohin rëndësinë e diversitetit dhe përfshirjes në vendin e punës. Në fakt është një faktor që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në sytë e Gjeneratës Z.
Forumi Ekonomik Botëror zbuloi se 72% besonin se barazia racore është një nga çështjet më të rëndësishme në botën tonë sot.
Si i tillë, punëdhënësit duhet të bëjnë përpjekje për t’a bërë vendin e tyre të punës një vend të larmishëm dhe interesant. Kjo arrihet duke punësuar të gjitha gjinitë, racat, etnitë, fetë, moshat, orientimet seksuale, si dhe ata me aftësi të vecanta.