Arti – Një mundësi për të zhvilluar aftësitë e vendimmarrjes
Ndërsa fëmijët e vegjël eksplorojnë bojën, duke e vendosur në të gjithë duart e tyre, ose krijojnë kolazhe fotosh, vihet re se sa përfshihen në aktivitetet e tyre. Fëmijët kënaqen duke eksploruar dhe duke krijuar me materiale arti. Këto përvoja artistike i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë shumë aftësi jetësore.
Arti është i rëndësishëm për fëmijët, veçanërisht gjatë zhvillimit të hershëm. Hulumtimet tregojnë se arti dhe aktivitetet zhvillojnë kapacitetin e trurit në fëmijërinë e hershme.
Arti angazhon shqisat e fëmijëve dhe mbështet zhvillimin e aftësive njohëse, aftësitë social-emocionale dhe multisensore. Arti mund të ofrojë mundësi për zhvillim, mjeshtëri, vetëvlerësim dhe kreativitet.
Nëpërmjet artit, fëmijët kanë mundësi të eksplorojnë veten dhe të përmirësojnë aftësitë e vendimmarrjes. Kjo do i përgatisë ata për një zgjedhje më të mirë karriere. Arti është forma më e mirë e ekspozimit ndaj pikave të forta, vlerave dhe aftësive.
Inkurajoni kreativitetin
Kreativiteti është të shprehësh idenë e dikujt, të përpiqesh të bësh gjëra të reja duke eksperimentuar me ndryshimin. Mënyra më e mirë për të zhvilluar kreativitetin është të siguroni një shumëllojshmëri materialesh dhe t’i jepni fëmijëve kohë për të krijuar vetë.
Inkurajoni fëmijët të provojnë një përvojë të re arti
Bërja e pyetjeve të hapura, të tilla si :“Çfarë mendon se mund të bëjmë me fillin?” mund të ndihmojë fëmijët të mendojnë se çfarë proçesi apo krijimi mund të jetë i mundur.
Aktivitetet artistike për fëmijët gjithashtu i njohin ata me mjete dhe materiale të reja dhe mënyra të mundshme për t’i perdorur ato. Pastaj fëmijët mund të vendosin se çfarë të bëjnë dhe si duan t’a bëjnë atë.
Arti ndihmon në zhvillimin e aftësive njohëse
Ndërsa fëmijët vizatojnë, pikturojnë, krijojnë, ata janë duke mësuar për botën (ngjyrën, formën dhe madhësinë e objekteve).
Arti u jep fëmijëve mundësi për të marrë vendime dhe për të mësuar përvojën e bërjes së zgjedhjeve për punën e tyre artistike.
Arti ofron mundësi për të shprehur veten
Fëmijët shprehin se si ndihen dhe mendojnë për botën përmes artit të tyre. Ai u jep atyre një mënyrë për të shprehur ndjenjat dhe idetë. Kjo mënyrë e të shprehurit i ndihmon fëmijët për të përballuar streset e natyrshme të rritjes. Arti ndihmon fëmijët të zhvillojnë një ndjenjë të individualitetit të tyre, një ndjenjë respekti për veten dhe vlerësimi për punën e të tjerëve.