Le të imgjinojmë një fëmijë i cili shkon cdo ditë në shkollë dhe ndjek vetëm aktivitetet që shkolla mundëson për të. Patjeter që shkolla ka në dispozicion mjete të ndryshme që lehtësojnë punës e secilit aktor për njohjen e fëmijës apo nxënësit. Por a mjaftojne keto?

Fëmijët duhet të ekspozohen për të ekspoluar veten në të gjitha format. Është e rendësishme të dimë se si fëmija do sillet, jashtë rrethit të tij të shokëve të klasës apo rrethit familjar. Si do reagojë fëmija në një mjedis ku nuk njeh të tjerët? I duhet të jetë protagonist në loje? Të tregoi protagonizëm në kursin e notit? Si argëtohet ai në mjedise që nuk i njeh dhe si i eksploron këto mjedise?

Për tu dhënë një përgjigje ketyre pyetjeve, ekspozimi na vjen në ndihmë.

Sa më shumë aktivitete, aq më shumë mundësi për të parë fëmijën në cdo dimension, për të njohur cdo anë të pangacmuar të tij.

Ekspozimi pozitiv e nxjerr fëmijën nga zona e rehatisë dhe në këtë mënyrë ai është në gjëndje të sfidoi veten.