Mësuesit janë këshilluesit e parë të karrierës
Kur bëhet fjalë për orientimin, pika e parë e kontaktit është shpesh më afër sesa mendojmë!
Nga klasa fillore, mësuesit kryesorë kanë detyrë të mbështesin orientimin e nxënësve. Ata ndihmojnë së pari për zgjidhjen e një orientimi për shkollë të mesme apo kurrikulat me zgjedhje. Në këtë mënyrë çdo nxënës mund të finalizojë projektin e tij të studimit në përputhje me aftësitë dhe nivelin e rezultateve të tij. Mësuesit janë këshilluesit e parë të karrierës, të cilët shënojnë gjurmët e para.
Roli i tyre në sistemin arsimor është katalizatori më i rëndësishëm i gjithë instancave të tjera. Ata duhet të tejçojnë kurrikulat në forma sa më të qarta. Ndërkohë nga ana tjeter të jenë një shëmbëlltyrë e asaj që brezi i ri do të jëtë.
Kujtojmë se mësuesit njohin mirë mënyrën e punës së secilit dhe kanë një vlerësim të mirë të aftësive për secilin. Edhe pse padyshim nuk do të vendosin për nxënësit, mendimet për projektet dhe këshillat e tyre mund të ndihmojnë në kufizimin e zgjedhjeve te secili. Në shkollën e mesme, fazat e orientimit do të jenë më afër njëra-tjetrës. Nga viti në vit, zgjidhen akoma më shumë kurrikulat përkatëse. Mësuesit do të ndjekin orientimin e secilit deri në zgjedhjen finale të tij.
Mësuesit shërbejnë për krijimin e panoramës së plotë të asaj çfarë nxënësi përfaqëson. Mësuesi njeh aftësitë e nxënësit për të punuar, studiuar dhe zgjidhur probleme. Në bashkëpunim me prindin, këshilluesin dhe psikologun, ne mund të lehtësojmë punën e një studenti të ardhshëm por edhe pedagogëve dhe universiteteve.
Prindi dhe mësuesi, së bashku për një qëllim të caktuar
Shumë shpesh na ndodh të shikojmë se një nxënës shkolle, shfaq një sjellje të ndryshme në mjediset e shkollës dhe të ndryshme në shtëpi. Ndoshta ky nxënës stimulohet në forma të ndryshme. Pikërisht këtu kuptojmë peshën e bashkëpunimit midis mësuesit dhe familjes.
Ndonjëherë, mund të duket sikur ka një vijë ndarëse në mes të jetës së fëmijës. Në anën e shtëpisë, ka të gjitha gjërat që prindi di për fëmijën. Prindi di ndihmën që i jep për detyrat e shtëpisë dhe zhvillimin e tyre shoqëror me vëllezërit e motrat dhe bashkëmoshatarët. Në anën tjetër, ka të gjitha gjërat që mësuesi i fëmijës di për të. Mësuesi ndjek ndihmën që po marrin me punën e tyre në shkollë dhe zhvillimin e tyre shoqëror me bashkëmoshatarët. Këshilla më e mirë për suksesin në shkollë është sigurimi që prindërit dhe mësuesit të punojnë së bashku si aleatë.