blank

Universiteti dhe Karriera

Universiteti synon që t’u sigurojë të diplomuarve aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës. Ky proces ndodh nëpërmjet zhvillimit të kurrikulave që i përgjigjen kontekstit të ekonomive të sotme të globalizuara. Këto ekonomi janë të drejtuara nga inovacioni dhe të bazuara në aftësi. Universiteti dhe karriera kanë një lidhje tëpër pozitive. Sistemet e arsimit të lartë përpiqen të prodhojnë të diplomuar me njohuri dhe aftësi të theksuara teknike, profesionale dhe të disiplinës specifike. Përveç kësaj, sistemet e arsimit të lartë kërkojnë të zhvillojnë një kategori të dytë të gjerë të aftësive. Këto janë të referuara si aftësi transversale që përfshijnë një sërë aftësish që nevojiten për të kryer detyra në një shumëllojshmëri mjedisesh të vendit të punës. Ato u mundësojnë studentëve përshtatjen me ndryshimin e kërkesave brenda një pune ose lëvizjen lehtësisht nga një punë ose rol në tjetrin gjatë karrierës së tyre.

Pedagogët

Një ndër qëllimet që universiteti në vetvete ka është vetë karriera. Për të optimalizuar atë dhe orientimin drejt saj, ai ka disa mjete në strukturën e tij. Përvec kurrikulës dhe zyrave të karrierës, një mjet që e udhëheq këtë qëllim është pedagogu.

Nevoja për t’i dhënë theks më të lartë mësimdhënies cilësore dhe përdorimit të metodave inovative të mësimdhënies janë tashmë domosdoshmëri në praktikat institucionale të mësimdhënies. Gjithashtu të mësuarit me në qendër studentin. Por për ta realizuar këtë proces është shumë e nevojshme të kuptojmë rëndësinë e pedagogut.

Marrëdhënia që pedagogu krijon me studentin tejkalon vetem njohjen e tij dhe mesimdhënien. Studenti ka marrë një orientim të asaj cfarë aspiron të jëtë në të ardhmen. Pedagogu është aty për ta udhëzuar.

Aftësitë praktike

Shumëllojshmëria e projekteve të caktuara nga pedagogët synojnë të ndihmojnë në ndërtimin e aftësive dhe përgatitjen për vendin e punës. Projektet në grup, për shembull, ndihmojnë të përmirësohen aftësitë e punës në grup, komunikimit dhe zgjidhjes së problemeve. Këto janë asetet kryesore që punëdhënësit kërkojnë gjatë procesit të punësimit.

Mbajtja e takimeve të rregullta dhe mbajtja e diskutimeve me lektorët ka të ngjarë të japë besimin për të biseduar me ata që janë në pushtet. Ndryshe nga vitet e gjimanzit, profesionistët e universitetit u flasin studentëve në një nivel të pjekur. Ata i trajtojnë studentet si kolegë të ardhshëm. Kjo gjë që lejon të lehtësohen ato fluturat e frikshme para punëdhënësve gjatë intervistave por edhe në krijimin e besimit profesional. Për të pasur ide të qarta duhet të shfrytëzohen sa më shumë mundësitë që ofrohen tani. Duke vepruar kështu, do të rriten shanset për sukses dhe do jëtë më e lehtë përballja me atë që vjen pas universitetit.