blank

Pasioni dhe karriera mund të jenë një

Në jetën tepër kaotike, disa standarte sociale shpesh herë janë të shtrembëruara. Gjasat që zgjedhjet e karrierës të jenë gabim, janë të larta. Absolutisht ky nuk është një dështim personal. Nëse arrihet që pasioni dhe karriera bëhen një, shanset për sukses janë të larta.

Në rrugëtimin e tyre, shumë yje botërore kanë ndarë historitë e tyre dhe pengesat që kanë hasur. Një ndër ta Shakira, ndan se si është komentuar fillimisht pasioni i saj nga mësuesit:

‘‘Zëri yt tingëllon keq dhe ti nuk mund të jesh pjese e korrit të shkollës’’

 Kthyer pas në kohë ky moment mund të konsiderohej një dështim i thellë për këngëtaren. Por në fakt ky nuk ishte dështimi i saj, por dështimi i një sistemi që nuk ka arritur të finalizojë një ndër qëllimet thelbësore të tij. Ishte pikërisht besimi që prindërit e saj investuan, ajo që e cojë kengëtaren drejt lulëzimit të asaj që ajo di të bëjë më mire.

Histori frymëzimi.

Lë të shikojmë Elon Musk, një shëmbull i padiskutueshëm suksesi botëror. Menjëhërë pas hyrjes së tij në programin e doktoraturës për kërkime të thelluara në fizikë në një ndër institucionet më prestigjoze në botë, ai vendosë ta braktisë atë vetëm pas dy ditësh. Elon besonte se interneti kishte më shumë potencial për të ndikuar në botë sesa kërkimet e tij në fizikë.

Në fakt për të gjithë, një doktoraturë në Stanford do ishte pa dyshim rruga më e synuar dhe e drejtë. Lënia përgjysëm e një doktorature mundej gjithashtu të konsiderohej nga një prind si një vendim i gabuar. Por Musk tregon se si mamaja e tij nuk u pezmatua nga ky fakt. Ajo përkundrazi e përkrahu duke dhuruar gjithë kursimet nga biznesi i saj për krijimin e një kompanie që ai nisi.

 Dhe rezultatet treguan që në fakt edhe pse në një moshë madhore dhe zotërues i dy universiteteve, përseri ai ishte i paqartë për atë që donte të bënte. Kuptueshëm kështu, Musk ndoqi rrugën e duhur dhe u kthye në idhullin dhe frymëzimin e shumë lidereve të biznesit dhe sipërmarrësve në mbarë globin. Kjo ndodhi sepse ai kuptoi se ku aftësitë e tij mund të shërbenin në një mënyrë më optimale. Me rëndësi këtu theksohet fakti se jo gjithmonë e njëjta rrugë zgjedhje funksionon për të gjithë njësoj. 

Por historia ka treguar gjithashtu se figura shumë të suksesshme të cilat janë kthyer më pas në ikona në fushat ku ata kanë operuar kanë pasur një gjë të përbashkët:

Suporti! Ata kanë pasur afër tyre njerëz suportiv. Nuk ka rëndësi nësë ky ka qënë një kujdestar, prind adoptues apo biologjik, mësues apo një figurë tjetër e rëndësishme. Suporti dhe besimi në vlerat që investohen në karrierë janë celësi i suksesit.