- Home
- Këshilla karriere
- Cfarë është e rëndësishme ...
Cfarë është e rëndësishme të konsiderohet në zgjedhjen e karrierës?
E garantuar është se asnjë punë nuk është e thjeshtë. Konsiderimi i prioriteteve është shumë i rëndësishëm. Stabiliteti dhe ngritja e menjëhërshme financiare mund të mundësohet nga disa lloje të vecanta profesionesh të cilat zakonisht janë profesionale. Nga ana tjetër kemi shume karriera të cilat kërkojnë pritjen deri në një mundësi të artë për të lulëzuar. Me këtë nënkuptojmë se këto lloj karrierash lidhen zakonisht me profesione të cilat kërkojnë një zhvillim personal dhe rritje të vetëdijësimit edhe pas diplomimit. Zakonisht lidhen me artin, politikën apo marrëdhëniet njërëzore. Rreziku është se nevoja për financa të sigurta mund të bëjë shumë njërëz të heqin dorë nga endrrat e tyre që lidhen me këto karriera. Vendosja e prioriteteve është thelbësore në këto momente. Nëse nevoja për financa është më tepër përmbushese se ajo për realizimin e një karriere atëhëre zgjedhjet janë më të qarta.
Cfarë sjellë kënaqësi dhe cfarë produktivitet?
Le të marrim shëmbullin e një personi i cili i adhuron kafshët dhe merr kënaqësi prej tyre, por është shumë i dobët dhe nuk e pëlqen biologjinë. Sa janë gjasat që ky person të kthehet në një veteriner të aftë? Reflektimi në këtë pikë duhet të udhëhiqet nga aftësitë dhe mundësite e jo nga një kënaqësi që mund të kanalizohet shumë mirë në një hobi.
Konsiderimi dhe studimi i të gjitha aspekteve në zgjedhjen e karrierës.
Mungesa e informacionit mund të këtë bërë që shume njërëz të heqin dorë nga shumë mundësi vetëm sepse nuk kanë njohur të gjitha fushat ku një degë mund të aplikohet. Kur behët fjalë për karrierën, nuk duhet të ketë limite. Lë të marrim shëmbullin e degës së psikologjisë. Nësë dikujt nuk i pëlqen të studiojë trurin mund të heqi dorë nga kjo fushë. Por me një diplomë në psikologji mund të zhvillosh karrierë në: Edukim, Zhvillim personal, Burime njërëzore, Këshillim etj. Studimi dhe koniderimi i cdo nëndegëzimi do ishtë një dritë e hedhur mbi orientimin e karrierës.
Kushtet e punës.
Karriera nuk mundëson vetëm një titull me të cilin realizohet një përmbushje personale. Karriera është një mjet për një jetë më të mirë financiare, shoqërore dhe personale. Më këtë kuptohet se interesat nuk duhet të jenë të përgjithshme në zgjedhjen e karrierës. Për shembull:
Dikush zgjedh të jëtë një biolog marine, sepse ka interes për këtë fushë. Interesat e tij gjithashtu duhet të konsiderojnë faktin që biologu marinës duhet të jëtë shumicën e kohës në det. Dikush zgjedh të jetë mjek por duhet të konisderoj edhe turnet e natës. Neglizhimi i këtyre faktorëve mund ta vështirësoi jetën në prakticitetin e saj.