Studenti Solutions, është drejtuesi juaj më i mirë duke ju ndihmuar të njihni vetveten, të gjeni dhe të shqyrtoni mundësitë aktuale që keni, të vendosni për mundësitë që ju paraqiten duke krijuar plane veprimi, t’i planifikoni më së miri ato si dhe të arrini deri në menaxhimin e suksesit në fillimin e karrierës tuaj.
Si Studenti Solutions e bën orientimin tuaj të suksesshëm?
Hapi i parë: Njohja e vetes
Mënyra më e mirë për të hyrë në rrugën e karrierës që ju përshtatet është duke njohur sa më mirë veten. Kjo do t’ju ndihmojë për të vlerësuar mundësitë, për të marrë vendime të qarta dhe për të identifikuar mundësitë më me vlerë.
Studenti Solutions është këtu për t’ju udhëhequr në rrugën e evidentimit të vlerave, aftësive, interesave dhe personalitetit tuaj nëpërmjet instrumentave të duhur.
Hapi i Dytë: Konsiderimi i mundësive tuaja
Në zgjedhjen e karrierës, ka shumë opsione dhe mundësi të cilat është e rëndësishme të konsiderohen. Me këshilluesit tanë të karrierës, ju nuk do të humbisni asnjë shans për sukses.
Hapi i Tretë: Marrja e një Vendimi
Marrja e një vendimi të vlefshëm del si rezultat i një vlerësimi që bëhet duke krahasuar mundësitë dhe duke marrë parasysh personalitetin, vlerat, interesat dhe pritshmëritë tuaja. Qëllimi përfundimtar për marrjen e një vendimi është të zgjedhësh mundësitë që ju ofrojnë kënaqësi dhe sukses.
Hapi i Katërt: Krijimi i planit të veprimit
Një plan veprimi do të ndihmojë për të përcaktuar qëllimin, si dhe për të arritur hapat e nevojshme duke u bërë ballë sfidave që mund të hasni.
Orientimi i karrierës
Shkollimi profesional: Një përqasje e harruar në Shqipëri
- November 2, 2022
- 3 min read
A e dini se ekzistojnë 8 lloje inteligjencash?
- October 19, 2022
- 4 min read
Si planifikimi i karrierës ju bën më të suksesshëm?
- October 17, 2022
- 3 min read
Zbuloni karrierën ideale, në varësi të personalitetit tuaj
- October 10, 2022
- 2 min read
Zbuloni karrierën ideale për ju
- October 3, 2022
- 3 min read